Është arrestuar në Belgjikë, shtetasi me iniciale J.A, pjesë e grupit të Shijakut, për të cilin Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar dënimin me 12 vite burg.
58-vjeçari, është dënuar si pjesë e grupit kriminal që kishin ngritur një laborator përpunimi kokaine në Has, e nga ku trafikoheshin e më pas shiteshin sasi lënde narkotike në disa vende të ndryshme të botës.
Pas prangosjes së tij, Interpol Tirana dhe SPAK kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij në Shqipëri.
Në kuadër të hetimeve të zhvilluara ndaj 58 vjeçarit, Prokuroria e Posaçme ka evidentuar dy 2 pasuri të paluajtshme, lokale në Shijak, që dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
