Reperi i njohur me fame botërore Sean “Diddy” Combs u arrestua në Manhattan nga agjentë federalë bazuar në një aktakuzë të mbyllur. Lajmin e konfirmoi Prokurori i SHBA-së, Damian Williams. 

Muzikanti është përballur me një sërë akuzash që variojnë nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim që po kryhej nga zyrtarë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thanë burime të shumta.

Problemet ligjore të reperit filluan në nëntor 2023, kur Cassie Ventura ngriti padinë e saj. Dy gra të tjera ngritën padi në të njëjtën javë duke pretenduar abuzim dhe sulm, përfshirë një që tha se zoti Combs e mbyti atë për aq kohë sa ajo humbi ndjenjat.

Combs është një nga producentët dhe drejtuesit më me ndikim në hip-hop dhe ishte një interpretues jashtëzakonisht i suksesshëm.

Klan News