Ngjarja ndodhi disa metra larg Drejtorisë së Policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar në zonën e Yzberishtit autorin e grabitjes së argjendarisë në Elbasan. Ai është Astrit Thaçi.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, disa metra larg Drejtorisë së Policisë në qytetin e Elbasanit.

Autori ka qenë i maskuar dhe i armatosur. Ai ka kërcënuar punonjësen dhe më pas ka marrë një sasi bizhuterish dhe paratë që ndodheshin në banak.

Tv Klan