Ky person që shihni në këtë video është një protestues i cili është ngjitur në kullën ikonë Big Ben të Londrës dhe ka qëndruar për 16 orë duke mbajtur një flamur palestinez me vete.

Protestuesi pro-palestinez ka shmangur masat e sigurisë dhe ka hypur këmbë zbathur në kullë. Ai nuk ka pranuar të largohet nga kulla dhe vetëm pas negociateve të gjata me policinë ka pranuar të zbresë me këtë vinç.

Disa mbështetës pro-palestinez e kanë brohoritur protestuesin nga toka, ndërsa kanë ndarë edhe pamje në rrjetet sociale të të riut. Autoritet ishin të shqetësuar se protestuesi do të kishte nevojë për ushqim ose ujë, ndërsa mësohet se ka patur edhe gjakderdhje nga një këmbë e dëmtuar.

Menjëherë pasi ka zbritur në tokë policët e kanë arrestuar. Ura e Westminsterit u mbyll për shkak të këtij incidenti.

Klan News