Kevin De Bruyne do të luajë në Serinë A, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori belg ka arritur akordin total me Napolin.
Bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë Euro në sezon.
Gjithçka duket e mbyllur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Në Itali raportojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare.
Lojtari do të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe më pas do të hidhet firma në kontratë.
Kujtojmë se De Bruyne u largua nga Manchester City, pas më shumë se një dekade, ndërsa te Napoli do të transferohet si lojtar i lirë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
