Sulmuesi Edin Dzeko do të largohet nga skuadra e Fiorentinës, për t’u rikthyer në futbollin gjerman.

Lojtari boshnjak pritet të udhëtojë brenda pak orësh drejt Gjermanisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me Schalke 04.

Për shërbimet e ish-sulmuesit të Interit dhe Romës ishte e interesuar edhe skuadra e Paris FC, por lojtari zgjodhi ofertën e klubit gjerman që garon në Bundesliga 2.

Transferimi parashikon një kontratë gjashtëmujore për 39-vjeçarin. Gjatë aventurës së tij me fanellën e Fiorentinës, Dzeko u aktivizua në 18 ndeshje midis kampionatit dhe Conference League.

Gjatë këtyre paraqitjeve, ai arriti të shënojë dy gola për ekipin italian. Ky rikthim në Gjermani vjen pas suksesit të tij të hershëm në karrierë me Wolfsburg.

/tvklan.al