Hansi Flick ka rikthyer shkëlqimin te Barcelona, me të cilët këtë sezon lufton në tre fronte.
Në La Liga katalanasit kryesojnë me meritë, ndërsa në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve sfidojnë Interin. Gjithashtu ekipi do të luajë edhe finalen e Kupës së Mbretit, përballë Real Madrid.
Te Barcelona janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga trajneri gjerman, të cilin do e shpërblejnë me një kontratë të re.
Nga Spanja raportojnë se klubi dhe Flick kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të zgjatur kontratën aktuale.
Palët kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027, por zyrtarizimi i rinovimit do të vijë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual, pasi te Barcelona nuk duan të shpërqendrohen nga objektivat që kanë në fushë.
/tvklan.al