6 tetor 2026 – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar kryerjen e punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës duke nisur nga 7 tetori, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.

Nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, tuneli do të funksionojë me një krah, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ndërsa gjatë ditës qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion të plotë, sipas ARRSH. Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore.

Klan News

/tvklan.al