Arsenali nuk heq dorë nga përpjekjet për të marrë spanjollin Mikel Merino. Dejtuesit anglezë kanë përparuar në bisedimet me klubin e Real Sociedad.

Arsenali ka bërë përparime në bisedimet me Real Sociedad për transferimin e Mikel Merino-s.

Drejtori sportiv Edu ka qenë në Spanjë për të negociuar së bashku me mesfushorin 28-vjeçar, që është gati për të ndryshuar ekip, raporton Daily Mail.

Ai ka një vit të mbetur në kontratën e tij ndërsa luajti në shtatë takimet e Euro 2024 me Spanjën.

Merino realizoi një gol vendimtar në çerekfinale ndaj Gjermanisë, ndërsa u shpall kampion i Europës me “La Roja”.

Interesi i “Topçinjve” për Merinon ka nisur përpara Gjermani 2024. Arsenali kërkon që të përforcojë mesfushën me emra të rinj, për t’i dhënë më shumë forcë.

Merino, në të kaluarën ka qenë në të njëjtin ekip me kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Ai u bë një lojtar kyç te Real Sociedad nën drejtimin e trajnerit Imanol Alguacil dhe ishte pjesë e ekipit të La Liga-s për sezonin 2022/23.

Mesfushori ka luajtur në të paktën 40 takime për sezon në tri vitet e fundit për Sociedadin. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar 36 gola dhe ka dhënë 36 asiste.

Klan News