Arsenali ka arritur akordin me trajnerin Mikel Arteta për të rinovuar kontratën.
Trajneri spanjoll, në drejtimin e Arsenalit që prej vitit 2019, pritet të qëndrojë në stolin e klubit deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve në Angli, Arteta dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit, edhe pse kohëzgjatja e saktë e kontratës së re nuk është bërë publike.
44-vjeçari udhëhoqi sezonin e kaluar Arsenalin drejt titullit të kampionit, i pari për klubin që nga viti 2004.
Në 360 ndeshje në stolin e Arsenalit, Arteta ka regjistruar 224 fitore, 60 barazime dhe 76 humbje.
Skuadra e tij ka shënuar 714 gola dhe ka pësuar 363 në këto takime.
Përveç Premier League, Arteta ka fituar edhe 3 Community Shield dhe 1 FA Cup.
Me marrëveshjen e re, qëndrimi i tij në Emirates pritet të zgjasë të paktën një dekadë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
