Arsenali ka siguruar titullin e Premier League pas 22 vitesh pritje. Pritja e gjatë e skuadrës së Mikel Artetës për titull mori fund pasi Manchester City barazoi 1-1 me Bournemouth dhe në këtë mënyrë diferenca me kreun mbetet 4 pikë, kur ka vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Në këtë mënyrë Arsenali i jep fund një serie prej tre vendesh të dyta radhazi, duke realizuar ëndrrën e madhe të fitimit të Premier League. Një sukses mëse i merituar për trajnerin Arteta që i ktheu lavdinë e munguar “Topçinjve”, që tashmë kanë para edhe finalen e madhe të Champions League me Paris Saint-Germain.

Klan News

/tvklan.al