Tek Arsenali po mendojnë që t’i rrisin rrogën trajnerit Mikel Arteta. Drejtuesit e ‘topçinjve’ e kanë gati kontratën e re për spanjollin. Arteta ka edhe një vit me ekipi anglez në kontratën aktuale, por drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij dhe duan që të vazhdojnë bashkëpunimin. Por që kjo të ndodhë do të duhet një ofertë e kënaqshme.

Aktualisht, tekniku me pagën më të lartë në Premier Ligë është Pep Gurdiola, i cili fiton 24 mln euro në një sezon. Dhe, pas largimit të Jurgen Klopp nga Liverpool, ka një hendek të madh me teknikët e tjerë.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Arsenali është gati që ta bëjë Artetan të paguar, po aq sa edhe Guardiola. Aktualisht tekniku merr te topçinjtë 11 mln euro në sezon , por me akordin e ri, ai mund të përfitojë dyfishin e rrogës.

Nëse firma në kontratë hidhet, atëherë Arteta do të kishte një rrogë konsiderueshëm më të lartë se sa kolegët e tij, tekniku i United, Erik ten Hag dhe ai i Aston Vilës, Unai Emeri. Arne Slot i cili u ul në stolin e Liverpulit paguhet vetëm 8 mln euro në sezon.

Klan News