Shpallen fituesit e çmimeve “Kult” 2020!

Në sfidë me pandeminë globale, Akademia “Kult” ia doli të kurorëzojë edicionin e 16 të “Çmimeve “KULT” për vitin 2020.

Në garë ishin 66 të nominuar, për 11 çmime të mëdha. Një juri e përbërë nga 184 anëtare nominoi dhe përzgjodhi fituesit mes qindra botimeve, shfaqjeve, ekspozitave, koncerteve dhe festivaleve të vitit 2019.

Nuk pati një mbrëmje gala me të ftuar speciale, por kjo nuk i zbehu emocionet e garës mbarëshqiptare.

Këngëtarja Marsela Çibukaj, aktorja Ema Andrea, Piktori Gazmend Leka, akademiku Artan Fuga apo përkthyesja Mira Meksi ishin vetëm disa nga fituesit.

Një triumf i vërtetë rezultoi shfaqja “ENGJËJT E AMERIKËS” që i dha vlerësimin “regjizori i vitit” Arben Kumbaros dhe Indrit Çobanit si aktori I vitit.

Tv Klan