Asambleja e FSHF-së do të votojë të hënën për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kreu aktual i Federatës, Armand Duka, është kandidati i vetëm dhe kërkon mandatin e shtatë pas marrjes së kësaj detyre në vitin 2002. Ai është propozuar nga 33 anëtarë të FSHF-së, të cilët kanë vlerësuar se gjatë drejtimit të tij futbolli shqiptar ka njohur suksese të rëndësishme, siç është kualifikimi dy herë në Kampionatin Europian.
12 janë kandidatët për Komitetin Ekzekutiv. Përveç atyre që kërkojnë një tjetër mandat, ka edhe të rinj si ish-futbollisti i Kombëtares Geri Çipi, trajneri i njohur Armando Cungu, ish-presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli, apo edhe gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu. Prej tyre do të zgjidhen 10 anëtarë.
Mandati si i presidentit, ashtu edhe i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, është për 4 vitet e ardhshme.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 