Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur sot më 14 nëntor në Tiranë.

Përpos fotove, Rama ka ndarë një fragment nga fjalimi i tij në Asamble.

Rama shprehet se Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është thelbi i arritjeve të qeverisë shqiptare.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian

Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj

9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç

/tvklan.al