14 nëntor 2026- Ervin Demo dhe Albana Koçiu janë caktuar drejtues politikë të Partisë Socialiste për Tiranën.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e TV Klan, Elja Zotka, e cila raportoi se Rama ka bërë të ditur emrat që do të marrin përgjegjësinë për drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet.
Albana Koçiu, e cila aktualisht mban postin e zëvendëskryeministres, dhe Ervin Demo, ministër i Brendshëm, do të angazhohen në organizimin dhe koordinimin e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë.
Caktimi i dy drejtuesve të rinj vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave politike të PS-së, në një periudhë kur forca qeverisëse ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Ndërkohë, mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së vijon me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike edhe detaje të tjera mbi vendimet dhe organizimin e ri politik të partisë.
Sekretari i Përgjithëm i PS-së, Blendi Klosi, pas përfundimit të punimeve të Asamblesë u shpreh se peshën kryesore për Tiranën do ta ketë Ogerta Manastirliu, e cila do jetë drejtuese politike.
/tvklan.al












Botërori 2026 
