Në ligën e dytë ruse u dha asisti më i bukur i vitit.
Gjatë një rivënie anësore, mbrojtësi i Spartak Kostroma, Nader Mohammadi i kaloi shokut të skuadrës Burgiev një top në zonë i cili e goditi me kokë, duke e çuar në rrjetë.
Ky gol vendosi fitoren 3 – 1 ndaj Khabarovsk.
Iraniani Mohammadi kujtoi strategjinë e përfaqësueses së Islandës që realizonte vazhdimisht me topa të tillë në zonë nga rivëniet anësore.
Ndërsa në Brazil festimi i një goli për ka sa nuk përfundoi në tragjedi.
Sulmuesi i Coritiba, Jacy pasi realizoi ndaj Chapecoense kaloi tabelat e reklamave, por harroi që pas tyre ishte hapësira që të zbret te dhomat e zhveshjes.
29-vjeçari doli pas pak sekondash duke vijuar festimin, por kjo iu pre në mes, pasi u anulua me konsultimin me sistemin VAR.
Jacy u shtrëngua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi, ndërsa pamjet bënë xhiron e rrjetit.
12 vite më parë në të njëjtën hapësirë ka rënë një tjetër lojtar i Coritiba.
/tvklan.al












Botërori 2026 
