Kristjan Asllani nuk do të jetë më pjesë e Inter. “Corriere dello Sport” e jep të sigurtë largimin e shqiptarit nga zikaltërit.
Ky hap do të hidhet edhe pse pak muaj më parë u firmos një marrëveshje e re deri në 2029 mes Asllanit dhe klubit. Nga 23-vjeçari pritej shumë, por nuk arriti të plotësonte dot në fushë atë që kërkohej nga stafi teknik.
Sipas gazetës së njohur sportive kjo është një mënyrë që Inter të përfitojë ekonomikisht dhe për lojtarin të ketë më shumë minuta aktivizim me ekipin e ri. Këtë sezon Kristjan Asllani ka luajtur për 1.392 në total në të gjithë aktivitetet, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asiste.
Asllani u afrua tek Inter në verën e 2022 për 10 milionë Euro nga Empoli. Ai ka fituar 1 kampionat, një kupë Italie dhe 2 superkupa Italie.
Tv Klan