Një burrë i lindur pa këmbë e duar thotë se bashkëshortja e tij dhe 4 fëmijët i kanë bërë ëndrrën realiteti dhe i kanë dhënë gjithçka që dëshironte në jetë.

Nick Vujicic, 36-vjeç, u takua me bashkëshorten Kanae 1 dekadë më parë, kur Nick sapo ishte diplomuar nga universiteti dhe kishte shkuar në Amerikë për të nisur karrierën e tij si predikues evangjelik.

Puna e tij e palodhur dhe dedikimi u shpërblyen më së miri, pasi sot ai është një prej folësve më të mirë në të këtij rrethi në Amerikë.

Sot, babai i 4 fëmijëve, i cili jeton në Malibu të Kalifornisë thotë se familja e tij ia ka bërë ëndrrat realitet.

Nick dhe Kanae u martuan në 2012-n dhe një vit më vonë sollën në jetë djalin e parë Kiyoshi. Në 2015-n erdhi djali i dytë Dejan Levi, i ndjekur nga binjaket Ellie Laurel dhe Ovilia Mei në 2017-n.

Megjithatë Nick pranon se të qenit baba nuk është e lehtë.

Duke folur për 60 Minutes ai tha: “Sidomos kur Dan ishte i porsalindur, e ndjeja shumë presionin dhe stresin. Kur i shihja që qanin dhe nuk i ndihmoja dot… dhe nuk mund të bëja asgjë, më krijonte një gjendje stresi të paimagjinueshme”.

Nick, i cili lindi me gjendjen e njohur si phocomelia, ka këmbë shumë të vogla që i përdor për të komanduar një karrige elektrike, kompjuterin dhe telefonin celular.

Pavarësisht përballjes me vështirësi të shumta, ai thotë se familja ka qenë gjithnjë burim frymëzimi për të dhe bashkëshortja Kanae ka qenë gjithnjë krah tij, në të mirë dhe të keq./tvklan.al