Atalanta e Etrit Berishës siguroi pjesëmarrjen në Europa League. Një sukses i jashtëzakonshëm pasi kthehet në kupat e Europës pas një mungese 26-vjeçare. Ekipi bergamask barazoi 1 – 1 Milan që ka marrë 3 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Atalanta kaloi e para në avantazh me golin e Conti në fundin e pjesës së parë. Deulofeu barazoi rezultatin në minutën e 87’ duke shmangur një humbje tjetër për Milan.

Në sfidën tjetër të ditës së shtunë Fiorentina mundi 3 – 2 me përmbysje Lazio. Skuadra ku luan edhe Strakosha e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League. Takimet e tjera të javës së 36 të Serie A do të luhen të dielën./ TV KLAN