Taulant Pepaj i arrestuar një plagosje 4 vite më parë

Një atentat me armë zjarri i është bërë një 30-vjeçari mesditën e së dielës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbeg”, pranë një karburanti, u qëllua me armë drejt automjetit të Taulant Pepajt.

Të dyja makinat ishin në lëvizje, dhe 30-vjeçari u ka shpëtuar plumbave, duke u larguar me shpejtësi në një rrugë tjetër.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja, por sipas dëshmive, dyshohet se ndaj makinës së të riut është qëlluar edhe disa herë të tjera.

Policia tha se të dyshuar për ngjarjen janë Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij. Dyshohet se shkak i atentatit është një konflikt në burg me Pepjan. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez-Benz” dhe një “Jaguar”.

Taulant Pepaj është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës. Në vitin 2017 Pepaj ka plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Ai është arrestuar disa muaj pas ngjarjes, por më pas ka fituar lirinë.

Tv Klan