Një operacion masiv kërkimi ka nisur në jug të Francës, pas një atentati të rëndë me eksploziv në Monako ndaj oligarkut ukrainas të pasurive të patundshme, Vadim Jermolajev. Shpërthimi ndodhi përmes një pakoje me eksploziv, në pallatin ku ai banonte.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur rëndë Jermolajev, partnerja e tij e cila humbi të dyja këmbët, si dhe djali i tyre 13-vjeçar. Të tre ndodhen në një spital të Nicës, ndërsa policia po heton intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë duke lënë një çantë shpine të mbushur me eksploziv dhe bulona metali, përpara se të arratisej drejt kufirit francez.
Jermolajev jeton në Monako prej 7 vitesh. Ka qenë pjesë e listës së njerëzve më të pasur në Ukrainë, përpara se të hiqte dorë nga pasaporta e tij për atë qipriote. Zyrtarisht u sanksionua nga Kievi në vitin 2023, pasi vazhdonte aktivitetin e tij tregtar dhe biznesin e alkoolit në rajonin e Krimesë edhe pas aneksimit nga Rusia.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 