Ky është momenti ku krismat e armëve dëgjohen gjatë fjalimit të kandidat republikan për president Donald Trump në Batlër të Pensilvanisë. Ai e çon dorën në veshin e djathtë, ndërsa menjëherë trupat e sigurisë mbrojmë ish-presidentin duke e ulur në tokë, në skenë.

Teksa shfaqet i gjakosur, Trump i rrethuar nga trupat e sigurisë, perpara largimi nga takimi nuk ngurron të përshendesë me grusht turmën. FBI mori drejtimin e hetimeve dhe bëri të ditur se autori i dyshuar ngjarjes u vra menjëherë. Ndërsa nga shtënat mbeti i vrarë një shtetas, ndërsa u plagosën rëndë dy pjesëmarrësit në tubim. Autori i dyshuar është Thomas Matthew Crooks, një 20-vjeçar. Incidenti po hetohet nga FBI si atentat.

Crooks, sipas mediave amerikane ishte 150 metra larg nga takimi i elektoral i Trump, ndërsa u ekzekutua me snajper pikërisht nga ky agjent i shërbimeve sekrete.

Nuk munguan as momentet e panikut. Dëshmitarët thanë se që në fillim kishin parë një njeri të armatosur dhe se i kishin njoftuar shërbimet sekrete.

“Ne pamë një djalë që po zvarritej mbi çatinë e një ndërtese dhe ai mbante një pushkë. Ne po i thonim policisë, se atje është një person me pushkë. Ato nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte, mendoj se 100% të shtënat erdhën nga atje”.

“Unë u përpoqa të ndihmoja një person të plagosur në kokë.”

Sakaq FBI që ka marrë përsipër hetimin ngre dyshimet se si ka mundësi që Crooks qëlloi disa herë, duke vënë gishtin te Shërbimi Sekret sa i përket masave të sigurisë.

Stafi i Donald Trump njoftoi se ish-presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe u kthye në shtëpinë e tij. Në një reagim në rrjetet e tij sociale Trump  falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.

 “Unë u qëllova me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë. Pata shumë gjakderdhje dhe vetëm atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të mbetemi te vendosur në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë. Duhet që të qëndrojmë të bashkuar”.

Trump sakaq bëri të ditur se do të vijojë aktivitetin e tij politik, duke shtuar se mezi pret që të flasë para kombit nga Wisconsin.

Ngjarja ndodhi dy ditë përpara mbajtjes së Konventës së Republikanëve ku Trump do të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat për president. Ky atentat vjen një një klimë polarizuese dhe vetëm 4 muaj larg zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Tv Klan