Pak orë pas atentatit të dështuar në fshatin Sulaj të Fierit vihet në pranga një nga autorët e ngjarjes. Policia prangosi 66-vjeçarin Afrim Cimili, ndërsa mbetet në kërkim djali i tij 23-vjeçar.
Këta të dy qëlluan me armë zjarri ndaj dy persona nënë e bir të cilët ishin duke lëvizur me një motorr. Mësohet se 23-vjeçari i ka përplasur edhe me makinën që dejtonte, ndërsa nënë e bir morën plagë nga rënia nga motorri si dhe përplasja me makinën.
Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka lidhje me një konflikt që dy djemtë kanë patur pak ditë më parë në një lokal për motive të dobëta. Për gruan Suzana Mërnica e cila mbeti e lënduar, u raportua se ishte dëmtuar me armë zjarri, por diçka e tillë u hodh poshtë nga ekspertiza mjeko ligjore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
