Dy ditë pas plagosjes së 28-vjeçarit, Jukled Abazi, policia e Tiranës ka vënë në pranga Andi Gurrën.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga uniformat blu si bashkëpunëtor në ngjarje. Konkretisht, ai dyshohet se shoqëronte autorin, Klejvis Caka, të shpallur në kërkim.

Gurra, së bashku me Xhonatan Qerimin, kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja.

Identifikimi i tyre u bë përmes kamerave, teksa policia ka dyshime se ngjarja ka si prapavijë një konflikt për motive të dobëta.

Tv Klan

/tvklan.al