Nuk i bëri dot ballë presionit dhe kritikave dhe u detyrua të jepte dorëheqjen.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle ka marrë këtë vendim pas gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e fundit të ish-presidentit Donald Trump.

Thirrjet për dorëheqje kanë qënë dy partiake, por ajo cfarë ka shtuar më shumë zërat kundër saj ka qenë fakti se gjatë dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.

Ajo pranoi se atentati ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump, ishte dështimi më i madh i agjencisë ndër dekada detyra e të cilit është të mbrojë Presidentin, zëvendëspresidentin, anëtarëve të familjes së tyre dhe kandidatët për Presidentë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson komentoi vendimin e saj duke thënë se ishte e vonuar.

Shumë zyrtarë kanë bërë të ditur se para atentatit, forcat e zbatimit të ligjit ishin vënë në dijeni të veprimeve të dyshimta të autorit të sulmit në vendin ku po mbahej tubimi.

Një pohim të tillë e kanë konfirmuar edhe dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në tubimin që u mbajt në Pensilvani ku autori 20-vjeçar ndodhej 135 metra larg vendit ku ish-presidenti mbajti fjalimin para mbështetësve të tij.

Klan News