Në sheshin Sintagma u vendos pema 17 metra e lartë

Athina çeli sezonin festiv me ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri.

17 metra e lartë, me ngjyrat e fundvitit, ku dominon e kuqja, pema është vendosur në sheshin qendror të kryeqytetit.

Qindra njerëz u mblodhën për të parë nga afër momentin e ndezjes së dritave, pavarësisht se moti kishte rezervuar reshje shiu. Spektakli u shoqërua edhe me performacen e artistëve të ndryshëm që kënduan në skenë.

Këtë vit shumë nga rrugët e Athinës u zbukuruan falë kontributit të shumë bizneseve dhe individëve që iu përgjigjen nismës së bashkësisë adopto qytetin tënd.

Tv Klan