Atletico Madrid ka gjetur sulmuesin e sezonit të ri. Spanjollët kanë arritur akordin për Julian Alvarez, me Manchester Cityn që ka pranuar ofertën. Kampionët e Anglisë janë bindur për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas për shifrën e 95 milionë Eurove.

Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, madrilenët kanë propozuar 75 milionë Euro plus 20 milionë të tjera që do të mbërrijnë në arkat e Cityt në formën e bonusit.

Dy vjet më parë, Alvarez firmosi në Angli nga River Plate për 21.4 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe, ai shënoi 36 gola në 103 paraqitje, duke fituar gjashtë tituj: dy Premier League, një Champions League, një Superkupë Evropiane, një Kupë të Botës për Klube dhe një Kupë FA. 

Alvarez shihet si opsioni i duhur për trajnerin Diego Simeone për të tentuar trofe në sezonin e ri. Largimi i Alvaro Moratës drejt Milanit, por dhe dyshimet me Antua Grizman detyruan klubin spanjoll për të depozituar ofertën rekord në arkat e Manchester Cityt.

Klan News