Gjigantët spanjollë të Atletico-s së Madridit kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Lajmin e bën të ditur portali i njohur i transferimeve “fichajes.net”, që raporton se Diego Simeone ka dhënë pëlqimin për 22-vjeçarin shqiptar.

Aty përshkruhen me detaje edhe karakteristikat e Mitajt, si një lojtar që do të sillte forcë fizike, teknikë dhe mundësi të mira në avancimin me topin.

Mirëpo, Atletico nuk është skuadra e vetme që kërkon shërbimet e mbrojtësit kuqezi. Pak ditë më parë edhe Sunderland në Premier League ka kërkuar informacione në klubin e Al Ittihadit. Madje, drejtori i këtyre të fundit, Ramon Planes, e ka pranuar që për Mitajn ka pasur interesim jo vetëm nga Anglia, por edhe nga Spanja.

Ai nuk është aktivizuar në 2 ndeshjet e fundit në kampionatin e Arabisë Saudite, duke lënë të kuptohet se transferimi mund të ndodhë që tani në janar.

Mitaj, hera-herës, ka mbetur jashtë skuadre për shkak të rregullit të lojtarëve të huaj në Arabi, diçka që e ka shtyrë të nisë një tjetër aventurë në një kampionat më të rëndësishëm. Kartoni i tij mund të kushtojë 10 milionë euro.

Tv Klan

/tvklan.al