Atletico Madrid u bë skuadra e parë që kualifikohet nga “play off” për në fazën e 16 më të mirave në Champions League.
Spanjollët triumfuan 4-1 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e kthimit, pasi sfida e parë u mbyll në barazim 3-3.
Heroi i madrilenëve ishte sulmuesi Alexander Sorloth, i cili realizoi tre gola, në minutat 23, 76 dhe 87, ndërsa goli tjetër u shënua nga Cardoso.
Për miqtë, golin e vetëm e shënoi Ordonez në minutën e 36-të, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Në fazën tjetër, Atletico do të përballet me Liverpool ose Tottenham.
/tvklan.al












Botërori 2026 
