Babagjyshi mund të udhëtojë nëpër botë me sajë, por në Greqinë veriore ai i ndërroi drerët e tij me një rremë.
Anëtarët e klubit lokal të sporteve ujore, të veshur si Babagjyshë, këtë të dielë zbritën në ujërat e bregdetit të Selanikut në një spektakël vjetor festiv që synonte të përhapte gëzim dhe të tërhiqte njerëzit drejt detit.
Eventi, i njohur në vend si “Santa SUP”, po kombinon një sport ujor me një festë të gjallë të Krishtlindjeve.
Ky është një nga sportet me rritjen më të shpejtë në botë, që ka si qëllim të mbledhë fonde për një kauzë të mirë: për të mbështetur fëmijët në Spitalin Ippokratio të Selanikut. Më shumë se 50 pjesëmarrës vozitën me kajak këtë vit, që ishte hera e 5-të që organizohet ky aktivitet.
Me sfond bregdetin e Selanikut, lundrimi me temë Babagjyshi është rritur në një traditë që kënaq turmat, duke përzier sportin, spektaklin dhe frymën sezonale.
Edhe në Itali ndjehet atmosfera festive e fundvitit. Babagjyshi këtë vit e ka ndërruar slitën me biçikleta, motoçikleta dhe gondola.
Ndërsa gëzimi i Krishtlindjeve përhapet në Itali, kudo ndjehet atmosfera e pritjes së dhuratave, sidomos nga fëmijët.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 