Ndonëse Kosova nuk ka zhvilluar aktivitete zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, atmosfera festive sërish ndihet, sidomos në Prishtinë.
Flamuj kuqezi janë të varur në rrugët e qytetit, teksa shumë shqiptarë të Kosovës kanë ardhur në Shqipëri për të festuar.
Përveçse pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori është ditë e rëndësishme për Kosovën për faktin se është dita e lindjes së komandatit legjendar, Adem Jashari.
Homazhe janë kryer në Kompleksin Memorian “Adem Jashari”, në Prekaz, ku morën pjesë Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, FSK, si dhe anëtarë të PDK-së.
Kujtojmë se Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmjen e së enjtes, në aktivitetin shkodran, “Sofra e Pavarësisë”, ndërsa ditën e sotme ndodhej tek Sheshi i Flamurit, Vlorë, së bashku me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Nga viti 1912 kur Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, kjo datë është festa që përbashkon të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata në shtetin amë, por edhe ata të Kosovës, të trojeve të tjera, por edhe miliona shqiptarëve që jetojnë në mbarë botën.
/tvklan.al












Botërori 2026 