Të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë morën lëndime të rënda kur një autobus i transportit urban me 20 pasagjerë në Shën Petërsburg të Rusisë humbi kontrollin dhe ra në lumë.

Pamjet e publikuara tregojnë një autobus blu, i cili ka humbur kontrollin dhe fillimisht përplaset me makinat në rrugë përpara se të thyente parmakët e një ure dhe të përfundonte në lum.

Shkaku i këtij aksidenti mbetet ende i paqartë, ndërsa policia arrestoi shoferin.

Tv Klan

/tvklan.al