Një autobus është përplasur me një tren në Tajlandë duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe më shumë se 12 të tjerë të lënduar. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 50 kilometra në lindje të kryeqyteti Bangkok.

Policia deklaroi se pasagjerët ishin rrugës për në një tempull. Pamjet që erdhën nga aksidenti tregonin autobusin e kthyer përmbys me dëmtime të rënda ndërkohë që rrotull kishte mbetje të trenit.

Forcat e kërkim shpëtimit kanë kërkuar një vinç që të bëjnë të mundur heqjen e autobusit. Mediat raportojnë se autoritetet presin që në orët në vijim numri i viktimave të shtohet.

Përplasjet janë të zakonshme në Tajlandë, për shkak të standardeve të ulëta. Në Mars të 2018-s, 18 vetë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një pemë./tvklan.al