Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një autobus turistik ka rënë në lumin Po.

Për pasojë, ka humbur jetën shoferi i mjetit. Ky i fundit u arrit të nxirrej i gjallë nga ujërat e lumit pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Në momentin e rrëzimit në lumë, në autobus nuk kishte asnjë pasagjer tjetër.

Mediat italiane kanë publikuar edhe një video nga momenti kur autobusi bie në lumë, sipas raportimeve, për shkak të një manovre të gabuar.

/tvklan.al