Kryeministri: Do duhet të bëhet projekt botëror

Një projekt të një niveli botëror e ka konsideruar kryeministri Edi Rama ndërtimit e Automotoparkut në Elbasan, një platformë e re ultra moderne, që sipas kreut të qeverisë do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj.

Kreu i qeverisë kërkoi një projekt edhe për zonën përreth.

Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve ndërkombëtare. Pritshmëritë e kryeministrit Rama janë që të përfundojë brenda vitit 2027.

Klan News

/tvklan.al