Shkelja e perimetrit të sigurisë nga mjetet lundruese vijon të jetë një shqetësim për pushuesit vendas e të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar.
I tillë ishte dhe rasti i një 32-vjeçari në Velipojë, i cili duke lundruar me skafin e tij në afërsi të bregut, u kthye në një rrezik për jetën e pushuesve në këtë plazh.
Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, Policia Kufitare Shkodër identifikoi personin që e drejtonte skafin dhe e gjobiti atë me 100 mijë lekë. Gjithashtu iu bllokua dhe mjeti lundrues.
Kontrolli i zhurmave në ambjente të hapura dhe të mbyllura është një tjetër problematikë që policia është përqëndruar.
Për të dytën ditë radhazi, në Shëngjin pati kontrolle për respektim të kufirit të lejuar të zhurmave, ku efektivë të policisë kryen matje në terren, me pajisjet që këtë vit po aplikohen për herë të parë nga uniformat blu.
Nga verifikimet rezultoi se të gjitha subjektet që organizojnë evente me muzikë ishin brenda normave të lejuara.
E njëjta situatë ishte dhe në Durrës e Golem.
Edhe aty policia kreu matje me pajisjen e posaçme, por nuk konstatoi asnjë subjekt në shkelje.
Krahas zhurmave, në plazhet e Durrësit pati kontrolle dhe për zënie të hapësirave të plazhit ku u konstatuan 100 komplete çadrash e shezlongësh të vendosura në mënyrë të paligjshme.
Për këtë arsye personat përgjegjës u vunë në hetim nga policia.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 