Kantieri i Korridorit të VIII po avancon dita-ditës ku po punohet paralelisht në disa lote të tij. Lajmin e ka ndarë Kryeministri Rama duke nënvizuar se kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të finalizohet brenda standardeve.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, si pjesë e Korridorit VIII po punohet me ritme të shpejta sipas Ministrise se Infrastrukture me qellim realizimin e ketij investimi ne kohe. Gjithashtu pjesë e projektit është edhe trajtimi i mbrojtjes lumore si dhe skarpateve anësore.

Korridori I VIII, është një aks me rëndësi strategjike pasi lidh Shqipërinë me vendet e rajonit, konkretisht me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur parametrat e sigurisë rrugore. Për të lidhur vendin tonë me disa nga shtetet fqinje, do të ketë edhe një pikë të re kufitare, përveç asaj të Qafë-Thanës.

Korridori i VIII do të jetë i lidhur gjithashtu me të gjitha akset e tjera, ato që janë në ndërtim apo ato që do të ndërtohen në të ardhmen, siç është pjesa e Kashar-Lekaj apo siç është pjesa Elbasan përmes Cërrikut në drejtim të Rrogozhinës, të cilat do të jenë akse që do të lidhen me portin e ri të Durrësit.

Ky projekt strategjik për Shqipërinë është parashikuar të jetë tërësisht i përfunduar në vitin 2027.

Klan News

/tvklan.al