Këto pamje tregojnë dëmet e rënda të avionit të “Air Canada” pas një aksidenti gjatë uljes në aeroportin “LaGuardia” të Nju Jorkut.
Dy pilotët e avionit humbën jetën pasi mjeti i tyre u përplas me një makinë zjarrfikëse në pistë, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Në bordin e avionit që vinte nga Montreali ndodheshin 72 persona. Nga përplasja, 41 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi u dërguan me urgjencë në spital, disa prej tyre me lëndime serioze. Brenda mjetit zjarrfikës ndodheshin dy oficerë, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar. Mjeti i tyre ndodhej në pistë për t’iu përgjigjur një incidenti tjetër të veçantë në atë moment.
Ngjarja shkaktoi kaos në një prej aeroporteve më të rëndësishme të Nju Jorkut, duke detyruar mbylljen totale të tij dhe anulimin e qindra fluturimeve. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të kuptuar shpejtësinë e lëvizjes dhe komunikimin me kullën e kontrollit, ndërsa aeroporti pritet të qëndrojë i bllokuar për disa orë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 