Ekipet e institucionit të Avokatit të Popullit kanë inspektuar komisariatet e kryeqytetit, Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës ku ka dokumentuar një sërë shkeljesh.
Gjatë protestës së 20 tetorit policia shoqëroi 36 persona mes tyre 6 të mitur të cilët kanë pretenduar se janë dhunuar.
“Në bllokun e sigurisë gjetëm 118 persona. 36 të ndaluar ditën e djeshme dhe 6 të mitur. Në sptialin e trumës ishin 6 protestues dhe 1 protestues i plagosur mbahet me pranga”, tha Komisioneri Ahmet Prençi.
Shqetësim mbeten kushtet e paraburgimit, mungesa e dhomave të veçanta për të miturit dhe mungesa e psikologëve gjatë marrjes së tyre në pyetje.
“Në dhoma për 1-2 persona rrinë 3 apo 4, dy flenë në tokë. Nuk ka dhoma të veçanta për të miturit”, tha Prençi.
Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë sigurimin e mjekëve për të ofruar shërbim shëndetësor për personat e shoqëruar, si dhe Ministrisë së Brendshme për ofrimin e kushteve dinjitoze ndaj të arrestuarve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 