Një i mitur është ndaluar dhe shoqëruar në polici, ndërsa dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj shokut të klasës, tashmë i pandehur për vrasjen e gjyshes së tij R. K. Ndalimi i dëshmitarit në moshë të mitur është bërë dy ditë më parë rreth ores 17:00, ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda u paraqitën 10 nxënës të shkollës së mesme “Eqerem Çabej”. Dëshmitari është ndaluar me urdhër të prokurorit të çështjes Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar avokati mbrojtës i të pandehurit duke e cilësuar këtë veprim të kundraligjshëm.
Arben Ristani: “Duke qënë se prokurori pretendonte që ai duhet të kishte dëshmuar ndryshe urdhëroi togën e shoqërimit që ndodhej prezente ta mernin dhe ta çonin, ta shoqëronin për në komisariat. Tani në këtë veprim ka ka një d.m.th. shkelje të ligjit në radhë të parë e cila vjen edhe si edhe për shkak të padijenisë së ligjit dhe për shkak të formimit, të keqformimit profesional të,, për mua të prokurorit. Duke iu referuar nenit 165 të kodit të procedurës penale nen i cili bën fjalë për përgjegjsinë për dëshmi të rreme ky nen thotë që “kur gjatë pyetjes së dëshmitarit ai bën thënie kontradiktore gjykata, pra e theksoj, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar se në rast se do të vazhdojë me thënie kontradiktore ose me thënie jo të sakta do të ketë përgjegjësi penale për dëshmi të rreme”, gjë që nuk ndodhi në këtë seancë dhe simbas paragrafit të dytë “kur dëshmitari këmbëngul në thëniet e tij të pasakta dhe kontradiktore është përsëri gjykata ajo që duhet t’i kërkojë prokurorit që ai të procedojë mbi bazën e ligjit”.”
Situata e krijuar ka shkaktuar panik tek dëshmitarët e tjerë të gjithë të mitur ndërsa avokati Arben Ristani, i cili përfaqëson edhe Klinikën Ligjore për Mbrojtjen e të Miturve, shprehet se raste të tilla përbëjnë një precedent të rëndë për drejtësinë tonë.
Arben Ristani: “Pasojat u ndjenë direkt gjatë zhvillimit të procesit ku dëshmitarët e tjerë që janë të mitur dhe duhet theksuar që janë, kemi të bëjmë me fëmijë d.m.th. të mitur 17-vjeç të cilët u trëmbën dhe ishin të traumatizuar gjatë dhënies së dëshmive të tyre. Akoma nuk kuptohet që seanca gjyqësore ose drejtësia e dhënë nga gjykata sot ka kaluar nga sistemi inkuizitor që i përkiste viteve para ’90-s në sitemin akuzator që është sot, që e thënë më thjeshtë do të thotë që prokurori dhe avokati së bashku me të pandehurin janë palë në proces nuk, nuk d.m.th. janë palë në të njëjtin nivel dhe kanë të drejta të barabarta për sa i përket procesit.” /tvklan.al