Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, vizitoi në ambientet e paraburgimit në Durrës kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Në këto takime ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja.

Për vizitën në qelinë e Veliajt shkak u bënë ankesat e bëra prej tij për mënyrën e trajtimit në paraburgim. Në dy shkresa të bëra më herët, Veliaj ka ngritur shqetësimin për moslejimin e takimeve me avokatët e huaj që po e ndihmojnë në procesin ndaj tij.

Një tjetër ankesë është për mënyrën e shoqërimit në spital pak kohë më parë për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ku sipas tij, iu cenua dinjiteti.

Veliaj ngriti pretendimin për një shtim të masave të sigurisë dhe prezencën e uniformave blu në ambientet e kryerjes së vizitës nga mjeku.

Edhe dy ish-ministrat, përmes shkresave zyrtare drejtuar Avokatit të Popullit, janë ankuar për mënyrën e trajtimit në burg dhe paraburgim.

Pas vizitës në qeli dhe marrjes së dëshmive nga të gjitha palët, pritet që Avokati i Popullit të dalë me një rekomandim për gjetjet.

Tv Klan

/tvklan.al