Për avokaten Solvega Topulli, e cila ishte e pranishme në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit kur ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, situata ishte tronditëse. Për TV Klan, avokatja rrëfeu se kishte dëgjuar të shtënat dhe nuk kishte besuar që mund të ishin brenda gjykatës.

“Kisha një gjyq civil dhe, për shkak se gjyqi po vonohej, isha duke pritur. Kur më erdhi radha për t’u futur, dëgjova të shtënat e armës dhe shpresa e parë ishte që të mos ishin brenda gjykatës. Nuk doja ta besoja që ishin brenda në gjykatë”.

Topulli e quan këtë si ngjarjen më të rëndë të demokracisë.

“U krijua një kaos shumë i madh. Pashë të plagosurin dhe është një ngjarje që nuk do të doja të isha prezent. Më e renda në këto vite demokraci. Në atë moment ndjeva frikë, pasiguri dhe ishte e pabesueshme”.

Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, pasditen e 6 tetorit, në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit ishin të pranishëm dhjetëra persona: qytetarë, avokatë dhe staf i Apelit.

Tv Klan

/tvklan.al