Presidenti amerikan befasoi jo pak me zgjedhjen e krushkut Charles Kushner si ambassador në Francë.
Senati ka konfrimuar zgjedhjen në këtë pozicion me 51 vota pro dhe 45 kundër. Konfirmimi i Kushnerit nuk ishte një surprizë pasi republikanët e Trumpit kanë një shumicë prej 53-47 në Senat dhe kanë konfirmuar çdo kandidat të Trumpit që është paraqitur për votim në dhomë që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit më 20 Janar.
Charles Kushner është themeluesi i Kushner Companies, një firmë pasurish të paluajtshme. Djali i tij, Jared, është një ish-këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i Trump, i martuar me vajzën e madhe të Trump, Ivanka.
Ai do të shkojë në Francë, ndërsa marrëdhëniet midis dy aleatëve tradicionalë, dhe midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të Evropës, janë tensionuar për shkak të politikave tregtare të Trump dhe rolit të SHBA-së në luftën e Ukrainës.
Kushner nuk është i vetmi krushk për të cilin Trump ka gjetur një vend në administratë. Massad Boulos, vjehrri i Tiffany Trump, vajzës më të vogël të Presidentit, shërben si këshilltar i lartë në administratë.
Klan News