Një konflikt brenda familjes mes vajzës dhe babait të saj të moshuar është mbyllur në mënyrë tragjike në Lushnje. 82-vjeçari Behar Mansaku ka marrë një armë gjahu që mbante me leje dhe qëlloi të bijën dhe më pas vrau veten.

40-vjeçarja Rudina Mansaku u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë është transferuar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 të kësaj të diele në lagjen “18 Tetori” të qytetit të Lushnjes.

Mësohet se mes shkak i debatit mes Rudinës dhe babait të saj është bërë divorci i saj me bashkëshortin. Nëna e dy fëmijëve kishte disa ditë që po qëndronte në shtëpinë e prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur në banesë ka qenë vetëm djali i të moshuarit me bashkëshorten e tij. Të dy ata, si dhe persona të tjerë janë marrë në pyetje nga policia me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tv Klan