Bad Bunny u rikthye në vëmendje gjatë Met Gala 2026, ku pati edhe një moment të shkurtër me familjen e ish-partneres së tij Kendall Jenner. Këngëtari 32-vjeçar parakaloi në tapetin e kuq më 4 maj me një veshje të frymëzuar nga mosha e tretë, në përputhje me temën “Arti i Kostumeve”. Në një video që qarkulloi në rrjete sociale, ai u ndal për të përshëndetur Kris Jenner me një përqafim dhe më pas u përkul për të përshëndetur Kim Kardashian.

Ndërkohë, Kendall u shfaq e veçuar nga familja, duke tërhequr vëmendjen me një fustan elegant të personalizuar nga Gap Studio, i dizenjuar nga Zac Posen. Edhe motra e saj, Kylie Jenner, ishte e pranishme, e veshur me Schiaparelli.

Edhe pse takimi mes Bad Bunny dhe familjes Kardashian-Jenner ishte i shkurtër, duket se marrëdhëniet mes tyre mbeten të mira pas ndarjes me Kendall. Më herët këtë vit, modelja u pa duke e mbështetur artistin gjatë performancës së tij në Super Bowl Halftime Show.

Kendall dhe Bad Bunny nisën lidhjen në vitin 2023, në një periudhë kur ajo ishte ndarë nga Devin Booker. Marrëdhënia e tyre u përshkrua si jo shumë serioze në fillim. Megjithatë, këngëtari ka preferuar gjithmonë të mos flasë publikisht për jetën e tij private, siç theksoi në një intervistë për Vanity Fair. Dyshja u ndanë brenda të njëjtit vit, u rikthyen për pak kohë dhe më pas u ndanë përfundimisht në vitin 2024.

Sa i përket jetës personale, Kendall ka qenë gjithmonë e hapur për idetë e saj mbi familjen, duke pranuar se aktualisht po shijon lirinë dhe nuk e ndjen veten ende gati për të krijuar familje, ndryshe nga planet që kishte në të kaluarën.

/tvklan.al