Sipas kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha gjatë seancës plenare, se çdo lloj proteste dhe manifestimi kundër Reformës në Drejtësi nuk ka për të arritur për ta penguar atë.

Sipas Ballës, Presidenti i Republikës dhe opozita janë sëbashku për të dëmtuar reformën në drejtësi dhe në këtë mënyrë edhe procesin e integrimit.  

“Besëlikja me Republikën e Re bashkë, janë sot në të njëjtin front për të penguar dhe për të dëmtuar ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe rrugës europiane të Shqipërisë. Çdo lloj proteste, manifestimi kundër reformës në drejtësi nuk ka për të arritur kurrë ndonjëherë të pengojë këtë angazhim të rëndësishëm të historisë së re të drejtësisë në Shqipëri”, tha Balla.

Gjatë seancës plenare këtë të hënë, Balla tha se ditën që u miratua Reforma në Drejtësi është krijuar edhe një aleancë mes politikanësh të paskrupullt për ta penguar atë.

“Ditën që Reforma në Drejtësi u miratuar në Kuvend, atë ditë më besoni është ngjizur në Shqipëri edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të korruptuar për të bërë gjithçka për të penguar reformën në drejtësi. Edhe pse me kokën poshtë dhe dorën lart e votuan Reformën në Drejtësi kanë bërë gjithçka deri atë ditë, por shumë aktivë edhe më pas për të penguar çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi”, tha Balla./tvklan.al