Polonia dhuron 3 mjete zjarrëfikëse për 3 bashki në vend

Kontrolle rigoroze pranë qendrave tregtare dhe hoteleve për verifikimin e të gjitha standardeve dhe gatishmërisë ndaj zjarreve. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla ku theksoi se shumë shpejt do të publikohet dhe një raport për rezultatin e verifikimit të këtyre njësive.

“Ne duhet të kontrollojmë çdo qendër tregtare në këtë vend, nëse ajo i ka të gjitha standardet e mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë shkallët e shpëtimit, daljet e emergjencës. Duke qenë se po vjen sezoni turistik, ne s’duhet të kontrollojmë hotelet në korrik e gusht, nëse i përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj në shërbimin e mbrojtjes kundër zjarrit, por duhet ta bëjmë këtë verifikim tani.”

Balla u shpreh se do të ketë një ristrukturim të këtij shërbimi në të gjitha qarqet e vendit për t’i bërë ballë çdo situate.

“Rishikimin e ligjit bazë që rregullon këtë shërbim, për riorganizimin e shërbimit zjarrfikës qoftë në nivel bashkie, por për të krijuar dhe një koncept bashkëveprimi në nivel qarku, apo dhe në forma të tjera.”

Na duhet ta kategorizojmë sipas nivelit të bashkive, nevojën reale që ato kanë për shërbim zjarrfikës.

Disa mjete të reja zjarrfikëse iu dhuruan Bashkive të Fierit, Lezhës dhe Pogradecit, si donacion nga Polonia në kuadër të programit Forcimi i kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri.

Klan News