Miratimi pas disa javësh diskutime i Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme i njohur si IBAR dhe vendosja e datës 26 për mbledhjen e konferencës ndërqeveritare ku do të miratohet ky dokument për ecurinë e grupkapitullit të parë “Themeloret” u përshëndet dhe në Tiranë.
Taulant Balla e sheh si tregues që objektivi i qeverisë për ta mbyllur këtë mandat duke e anëtarësuar Shqipërinë është mëse i realizueshëm.
“Mendoj që të gjitha palët politike në vend duhet të kuptojnë që jetojnë dhe pastaj në një momentum tjetër, jo që lidhet me këtë javë në Kuvendin e Shqipërisë, por që lidhet me një qasje të re nga vendet e rëndësishme anëtare të Bashkimit Europian”, tha Balla.
Jorida Tabaku brenda rolit të saj të opozitares mendon më gjakftohtë dhe kërkon që pas publikimit të dokumentit të bëhet një analizë çfarë ndryshimesh pësoi me kërkesën e vendeve anëtare nga drafti fillestar që u prezantua nga komisioni europian.
“Ta shohim ca u propozua para 5 muajsh dhe çfarë ndryshoi”, tha Tabaku.
Por të dy si Tabaku dhe Balla përshëndesin propozimin gjerman bërë nga kancelari Merz për integrim gradual. Kreu i grupit parlamentar socialist u kujdes të kujtoj se ky është një propozim i bërë më herët nga kryeministri Rama për integrim në tregun e përbashkët europian.
“Shqipëria nuk ka asnjë objeksion, nuk ka asnjë objektiv tjetër përveçse integrimit të plotë dhe sot, mbështetja e Gjermanisë, konfirmimi i Gjermanisë drejt këtij rrugëtimi”, tha Tabaku.
“Shqiptarët nuk duhet të tremben nga ky propozim që e ka thënë dhe kryeministri Rama”, tha Balla.
Në një mendje si Balla ashtu dhe Tabaku janë dhe për faktin se roli i opozitës është i pazëvendësueshëm në procesin e anëtarësimit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 