Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sqaruar deklaratat e ndërkomnbëtarëve pas votimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balla u shpreh se ndërkombëtarët janë të qartë dhe thonë se nuk është prekur marrëveshja e 5 qershorit. Po ashtu ai shtoi se ndryshimet e sotme nuk ndikojnë as në mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

Unë mendoj që miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, mund të bëjnë gjykim për divergjencat që i kemi me njëri-tjetrin. Nga njëra anë janë deklaratat tona dhe të opozitë jashtëparlamentare që thonë se u shkel marrëveshja e 5 qershorit.

Shtetete e Bashkuara thonë se nuk është prekur marrëveshja e 5 qershorit. BE ka shkuar më tej. Por këto ndryshime nuk mund të afektojnë mbajtjen e Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por unë dua të them që Konferenca do të mbahet si për ne dhe për Maqedoninë e Veriut. Është shume qartë dhe pasnesër do e dëgjoni dhe nga komisioneri Vaferlei”, u shpreh Balla.

Më tej ai komentoi dhe frazën “keqardhje” që ishte e njëjtë në të gjitha deklaratat e ndërkombëtarëve.

“Keqardhja shprehet se nga pala tjetër mori kohë sa deshi dhe nuk erdhën me një propozim konkret, nuk sollën një shembull konkret e të thonin ja ku është. Kompromisi është kur dy palë kanë dëshirën të bëjnë kompromis, nga pala jonë donim të bënim kompromis, por nga pala tjetër jo”, u shpreh ai./tvklan.al